Kuvendi i Maqedonisë sot i ka hapur dyert për herë të parë pas trazirave të së enjtes, kur huliganët që përkrahin VMRO-DPMNE-në sulmuan dhunshëm deputetët e shumicës parlamentare, për shkak të zgjedhjes së Talat Xhaferit të BDI-së kryetar të ri të Parlamentit.
Nga raporti i TV21 të Shkupit mund të shihet se në këtë mënyrë u shënua edhe dita e parë e Xhaferit në postin e ri.
VMRO-ja e Nikolla Gruevskit këmbëngul se zgjedhja e Xhaferit ka qenë e paligjshme, respektivisht se është bërë “grusht-shtet”, ndërsa spikeri i deritashëm Trajko Veljanovski, gjithashtu nga VMRO-ja, ka porositur se nuk do ta lëshojë karrigen e të parit në Kuvend./Gazeta Express/