Aktuale

Kuvendi i Gjilanit zgjedh sot kryesuesin e ri

Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë seancën e radhës, ku do të zgjedhet kryesuesi i ri, pas zgjedhjes së Valentina Bunjakut deputete e Parlamentit të Kosovës, si dhe do të plotësohet me tre anëtarë të rinj nga radhët e LDK, AAK dhe ZEP.

Seanca është thirr nga Jakup Bajrami, anëtar më i vjetër i Kuvendit.

R E N D P U N E

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit

2. Dhënia e Betimit të anëtarëve të rinj të Kuvendit

3. Propozim vendimi për formimin e Komisionit për procesin e zgjedhjes së kryesuesit të KK-Gjilan

4. Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit

5. Të ndryshme

Seanca mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, nga ora 10:00./KosovaPress/