Aktuale

Kuvendi dënon sulmin ndaj Mentor Shalës

Kuvendi i Kosovës, ka dënuar sot ashpër sulmin  e mbrëmshëm  në  oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala.

Në komunikatën e Kuvendit për këtë rast thuhet:

Kuvendi i Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyese në oborrin e shtëpisë së drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala.

Kuvendi fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi të sillen para organeve të drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Hedhja e mjetit shpërthyes në oborrin e shtëpisë së drejtorit të RTK-së, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, lirinë e mediave dhe debatin politik.