Aktuale

Kuvendi me deklaratë dënon sulmin e mbrëmshëm

Deputetët miratuar një deklaratë politike, me anë të së cilës dënon sulmin e brendshëm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Në deklaratë thuhet se përfaqësuesit e popullit e dënojnë sulmin kriminal, pasi që ky është sulm kundër shtetit interesave të qytetarëve dhe vlerave politike dhe demokratike.

“Kërkojmë nga institucionet  të marrin masat e duhura ta zbardhin këtë sulm qyqar. Kuvendi u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për zbardhjen e këtij akti kriminal”, thuhet në deklaratë./KP