Rajon & Botë

Kuvajt, dorëhiqet ministri pas akuzave lidhur me sportin

Ministri për Informacion i Kuvajtit, Salman Humoud al-Sabah, i cili ka shërbyer edhe si ministër për Çështje të të Rinjve, ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi paraprakisht ishte planifikuar një mocion votëbesimi kundër tij në Parlament, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dorëheqja e tij është pranuar nga Qeveria”, tha kryetari i Parlamentit, Marzouk al-Ghanem në një deklaratë.

“Si rrjedhojë, anulohet votëbesimi i cili duhej të mbahet të mërkurën”, tha më tej al-Ghanem.

Dhjetë deputetë kanë bërë thirrje për votim kundër ministrit, nga shkaku i sanksioneve ndaj Kuvajtit nga disa federata ndërkombëtare të sportit të cilat akuzojnë qeverinë për përzierje në sport që ka rezultuar me ndalesa për pjesëmarrje.

Njëzet e pesë deputetë nga gjithsej 50 sa ka Parlamenti i Kuvajtit, kanë thënë se do të votojnë kundër ministrit.