Emiri i Kuvajtit sheiku Sabah al Ahmad al Sabah urdhëroi shpërbërjen e Kuvendit Kombëtar, institucionin më të vjetër të këtij llojit në vendet arabe, duke theksuar se zhvillimet në rajon, “sfidat e sigurisë” kërkojnë zgjedhjen e deputetëve të rinj.
Urdhrin për shpërbërje e bëri publike agjencia kuvajtiane KUNA ndërsa transmeton Reuters.
Tash në Kuvajt duhet të mbahen zgjedhjet dhe se për mbajtjen e tyre ende nuk ka ndonjë datë të cakuar.