Pasi është marrë vendimi për dhënie të propozimit nga Komisioni i Jashtëm Europian për liberalizim të vizave, sipas ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni, është diskutuar, transmeton Koha.net.
“Është kusht për liberalizim e unë kam insistuar që mos të jetë kusht. Është diskutuar pas vendimit, unë personalisht kam diskutuar. Ditën që është shpallur rekomandimi e kam qenë i ftuar në Bruksel. Është vendim i komisionit dhe nuk mund ta zhbëj as parlamenti evropian”, ka thënë Hyseni në “Interaktiv” të KTV-së.
Liberalizimi i vizave, sipas Hysenit, është interes jetik për kosovarët.
“Krijohen shumë mundësi me dal jashtë vendit, e më pas kjo është jetike për kosovarët. Kosovarët më dhimbsen më së shumti që nuk ka viza”, përfundoi ai.