Rajon & Botë

Kushtet atmosferike ndalin ushtrinë e Irakut

Mjegulla pamundësoi rënien e “kalifatit”.

Forcat irakiane janë ndalur dhe po mbajnë pozicionet e tyre në lagjet periferike në lindje të Mosulit, ndërsa mjegulla e dendur po vështirëson operacionin për dëbimin e pjesëtarëve të Shtetit Islamik nga qyteti, deklaroi një gjeneral i forcave speciale.

Gjenerali Hajder Fadil tha se për sot nuk është planifikuar përparimi i mëtutjeshëm, pasiqë lagështia e lartë e ajrit dhe mjegulla po pengojnë aeroplanët dhe fluturakët pa pilot, të cilët po e mbështesin operacionin.

Megjithatë, dëshmitarët theksuan se ende mund të dëgjohen të shtëna të artilerisë në drejtim të pozicioneve të xhihadistëve, përcjell rtv21.tv

Pushimi pasoi pasiqë forcat irakiane për herë të parë pas dy viteve hynë në Mosul dhe tani këto forca po përgatiten për luftë urbane me xhihadistët, operacion ky i cili mund të zgjatë me javë të tëra.

Ndryshe, Shteti Islamik pushtoi Mosulin në vitin 2014./21Media