Këngëtarja Adelina Tahiri, është një ndër këngëtaret më tërheqëse në skenën muzikore shqiptare, por pavarësisht kësaj ajo asnjëherë nuk e bën publike jetën e saj private, pra lidhjet e saj romantike mbeten të fshehta.
Adelina, së fundmi ishte për pushime në Zvicër dhe Bullgari për të skijuar, ku edhe siç duket pati një aksident në të cilin lëndoi këmbën, por ajo nuk ishte vetëm, njofton KosovaPress.
Adelina ishte në shoqëri të Behar Bllacës dhe kjo bën të mendojmë se tashmë ka diçka të re nga Adelina sa i përket jetës romantike të saj, mirëpo natyrisht asgjë nuk është e sigurt. Për më shumë shikoni fotografin më poshtë.