Në mëngjesin e sotëm është gjetur e vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Arzana Kraja është gjetur e vdekur në banesën e saj nga ku edhe ka raportuar Agjencia e Lajmeve FaktePlus.
Por kush ishte Arzana Kraja.
Ajo ishte e dalluar në fushën e regjisë dhe i takon gjeneratës së re të regjisorëve kosovarë.
Kraja ishte fituese e çmimeve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e regjisë.
Arzana Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, film ky që hapi edicionin e 11 të festivalit PriFest.
Problemet e një të burgosuri politik shqiptar, i cili e ka vështirë të jetojë me të kaluarën, ishin shfaqur në filmin debutues të regjisores Arzana Kraja.