ShowBiz

Kush ia “vodhi” nënën Dafinës? (Foto)

Dafina Zeqiri tash e një kohë është vendosur në Amerikë për të realizuar ëndrrën e saj.

Ajo po jeton jo vetëm larg vendlindjes, por edhe larg familjes dhe më të dashurve të saj, shkruan lajmi.net.

Nga kjo largësi padyshim se personi që i mungon asaj më së shumti është nëna e saj, Melihatja.

Dafina shpeshherë publikon foto dhe mesazhe dedikuese për nënën, duke shprehur kështu edhe mungesën e saj.

Së fundi, ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën shihet nëna e saj bashkë me fotografin e Dafinës, Arton Humolli.

“Fotografi im është kthyer në shtëpi dhe ka ‘vjedhur’ nënën time” ka shkruar Dafina në Instagram. /Lajmi.net/