Surinami sot është bërë shteti i 112 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Enver Hoxhaj.
Po sa dinë kosovarët për Surinamin?
Surinami është shtet në veriun e Amerikën Jugore. Kufizohet në veri nga Oqeani Atlantik, në lindje nga Guajanën franceze, në jug nga Brazili dhe në perëndim nga Guajana. Surinami është vendi i dytë më i vogël në Amerikën Jugore edhe është një nga katër territoret jo-spanjishte në kontinent me Brazilin, Guajanën dhe Guajanën franceze, transmeton lajmi.net.
Surinami fitoi pavarësinë më 25 nëntor të vitit 1975 pasi që ishte i pushtuar nga Holanda. Kryeqyteti i është Paramaribo me rreth 250.000 banorë.
Surinami i ka 573,311 banorë. /Lajmi.net/