Aktuale

Kush është personi që sulmoi policin e Kosovës kur po e arrestonte Gjuriqin

Personi me xhaketë të kaltër, i cili goditi njërin nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë gjatë përpjekjes së tyre për të arrestuar të hënën Marko Gjuriqin, quhet Branisllav Ristoviq, i njohur me nofkën ‘Bane’ dhe është nga Zveçani.

Sipas këtyre burimeve, Ristoviq i njohur si kontrabandist në veri, një ditë pas ngjarjeve të ditës së hënë ka ikur nga territori i Kosovës. Ai është i njohur për pjesëtarët e Policisë në atë pjesë, për shkak të veprimtarisë së tij ilegale.