Aktuale

Kush është gruaja që ka vota më së shumti? (Dokument)

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka arritur të dalë si femra më e votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Osmani e cila mbante numrin 81 ka marrë gjithsej 64,131 vota.

Pas bartësit të listës së koalicionit LAA, Avdullah Hoti, e dyta më e votuara është Vjosa Osmani.

Osmani ka fituar bindshëm më shumë vota sesa shumë kolegë të saj në LDK. Ajo njihet si njëra ndër deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës.