ShowBiz

Kush është “eksik” për Dj Blunt dhe Real 1 ?

Dj Blunt dhe Real 1 janë ndër artistët më të dashur në trojet shqiptare. Me këngët e tyre të shumta dhe mjaft interesante, ata kanë bërë që gjithë publiku t’i dojë dhe t’i dëgjojë. Ata në një intervistë për KosovaPress, tregojnë shumë gjëra për jetët e tyre personale por edhe për planet në karrierë.

Sipas tyre, nëse do t’i kishin vënë emër grupit të tyre, ai emër do të ishte “Rambo”.

Kurse, ku e gjejnë inspirimin për këngët dhe klipet e tyre mjaftë interesantë, Blunt dhe Real thanë që nuk bazohen në pallavra por bazohen në realitet.

 

“Inspirimin e gjejmë në realitet, në jetën e përditshme. Qysh jetojmë ne, ashtu e bëjmë edhe muzikën edhe tekstin e klipin. Më shumë bazohemi në jetën normale sesa në pallavra ose thashetheme, në gjëra që nuk ekzistojnë te ne. Ka dikush që flet për miliona por në realitet nuk ekziston te ne, e ne flasim për realitet, në Kosovë ndoshta milionat nuk i bënë por bënë mjaftueshëm, shumë mjaftueshëm”, u shpreh dyshja.

Se cilën këngë të tyren e preferojnë më shumë dhe kë e quan “eksik”, na tregon më mirë Dj Blunt.

 

“Krejt këngët na pëlqejnë po mua më duket më e veçante “Rambo” se është e veçantë edhe klipi, edhe krejt. Edhe “Suzi” më duket shumë e veçantë, këto dyja nuk janë të njëjta se të klipi “Suzi” ne nuk jemi në klip hiç, por te “Rambo” i kemi qit ata “eksikat” me qëllim, që janë ata gejat ose ata të tjerët. Në “Suzi” është një storje ku një djalë i ri i fiton 20 euro me ato pare qethet, e qeth shokun e vet, shkojnë pinë edhe në fund martohet me ato pare. Morali i kësaj storje është se na shqiptarët jena njëjtë, krejt i bëjmë, pina kafe edhe martohem në fund edhe bëjmë fëmijë, për atë arsye nuk kemi dal në klip sepse e kanë bërë ata të gjithë klipin”, shtuan ata.

Dj Blunt dhe Real 1 kanë pasur shumë bashkëpunime edhe me këngëtarë të tjerë, por ata nuk mendojnë të bëjnë tani bashkëpunime sepse siç thonë janë bërë bajate dhe askush nuk po bënë diçka vet.

Gjithashtu, treguan se me cilin këngëtar ndërkombëtar do të kishin dëshirë të bashkëpunonin.

 

“Bashkëpunim jo nuk kemi, mundet me qenë ndonjë por momentalisht jo. Kemi vendos me i bë këngët vet, kemi shumë këngë të mira, shumë projekte, film, kështu që bashkëpunim jo. Edhe po bëjnë shumë bashkëpunime, është bë bajat, askush nuk po bënë diçka vet por vetëm bashkëpunime. Për ndërkombëtar nuk na nin neve, ne më së paku merremi me këtë punë edhe me u bë nuk është diçka, ne bëjmë për tregun në Kosovë. Po unë kisha pas qef, nuk kam dikën të preferuar prej çdo zhanri e kam dikën që më pëlqen, po normal kam qef pse mos me pas këngë me Jay Z ose Beyonce”, thanë ata.

Dyshja kanë së bashku 6 albume dhe së shpejti do të vije edhe albumi i 7, dhe për ta nuk ka asnjë pengesë për të bërë një album. Ata thanë se do të ketë edhe shumë këngë dhe hite të reja./KP/