Kuriozitete

Kush e ndjek më shumë motin, burrat apo gratë?

Meteoalb parashikon zakonisht motin për ditët në vijim, por në raste të veçanta jep edhe informacione ekstra.

Së fundmi, Meteoalb ka publikuar një grafik se kush e ndjek më së shumti parashikimin e motit.

Rezultati është në favor të burrave dhe mbase ngaqë ata mund të konsiderohet se lëvizin më shumë.

Megjithëse nuk ka detaje të hollësishme, grafiku i Meteoalb tregon se burrat ndjekin më shumë motin në masën e 61%, kundrejt 39% që janë gratë.