A e dini që këngëtarja Mihrije Braha përherë ka qenë person i thjeshtë?
Sado që duket tejet e kuruar, ajo në shumë prej paraqitjeve publike rregullohet vetë, shkruan “Kosovarja”.
Epo, kur je si Mihrija, e bukur në çdo moshë e në çdo kohë, rregullimi është gjë e lehtë, nuk është proces i ndërlikuar e i jashtëzakonshëm për të mbuluar kush e di sa defekte.
Këngëtarja gjithmonë është vlerësuar për zërin, por edhe për paraqitjen e jashtme. Edhe sot, ndonëse në një moshë tjetër, diskutohet për atë se si duket.
Mihrije Braha është ndër të paktat këngëtare që nuk grimohen shumë dhe që zakonisht grimin e bëjnë vetë.