Aktuale

Kusari-Lila: Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar për vdekjen tragjike të kampionit të shumëfishtë të kërcimit nga “Ura e Fshajtë” Sali Riza Gërqina, trupi i të cilit ende po kërkohet.

“Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike, u bë lajm i shtypit e mediave më të njohura botërore duke e promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”, ka shkruar Kusari-Lila.

“Saliu humbi jetën, aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshajtë. Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK-së do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës. Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, ngushëllime familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve.Prehu në paqe kampion!”, ka shkruar ajo.