Aktuale

Kusari-Lila: Po të ishte funksional aeroporti i Gjakovës nuk do të anulohej vizita e kryeminstrit malazez

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka komentuar anulimin e vizitës së kryeministrit malazes në Kosovë, Dushko Markoviq.

 Ajo shkruan në llogarinë e saj në facebook se në Kosovë do të vazhdojë të ketë mjegull për një kohë të gjatë, derisa siç thotë ajo, të ketë qasje oportune të lidershipit të vendit.
E tërë Kosova do të vazhdojë të jetë në mjegull deri sa ka vendime dhe qasje oportune të lidershipit të vendit.

Ndërsa, mjegulla e aeroportit e cila pengoi ardhjen e KM të Malit të Zi, Dushko Markoviq, mund të ishte evituar, sikur të ishte funskional Aeroporti i Gjakovës.

Por, mjegulla do të vazhdojnë të jetë mbi Kosovë deri sa qeveriset kështu si po qeveriset tani.Në pritje të Dielli.