Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me deputeten dhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila.
Berjani ka theksuar se ky ka qenë një takim i rëndësishëm, ku deputetja ka mbështetur Shoqatën e Naftëtarëve dhe qëndrimet e kësaj shoqate për Ligjin për Naftën.
“Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Tregti dhe Industri u zotua se ligji do të jetë në interesin e të gjithëve”, tha Berjani.
I pari i Shoqatës së Naftëtarëve e falënderon Kusarin për këtë mbështetje