Deputetja Mimoza Kusari Lila, ka thënë se është ironike seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndotjen e ajrit, kur edhe Kuvendi e ka ajrin e papastër për shkak të konsumimit të duhanit në hapësirat brenda tij.
“Nuk jemi në gjendje ta mbajmë të pastër Kuvendin. Këtu pihet duhani jashtëligjshëm Ne na ka humbur kredibiliteti me folë për ajrin e pastër derisa rrimë në një hapësirë të kontaminuar dhe rrimë në një ambient ku edhe në zyre kohë pas kohe pihet duhani. Deri tash muj me ju paralajmëru që duhet të mbledhemi në prill prapë në ndonjë seancë të jashtëzakonshme për vërshimet që mund të ndodhin në Kosovë. Të gjitha këto nuk ndodhin nga ajri por nga faktori njeri. Sot në ekzekutiv pa pasë nevojë për seancë të jashtëzakonshme mund të ndërmerren masa”, ka thënë Kusari – Lila/Periskopi/