Rajon & Botë

Kurtz dëshiron zgjedhje të parakohshme në Austri

Shefi i diplomacisë austriake, Sebastijan Kurtz, i cili pritet të marrë udhëheqjen e Partisë Popullore të Austrisë (OVP), është shprehur të premten për shkëputjen e koalicionit me Partinë Socialdemokrate (SPO) dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Austri.

Kurtz, i cili konsiderohet si kandidati kryesor për marrjen e postit të liderit të OVP pas vendimit për dhënie të dorëheqjes në këtë post nga ana e Rajnhold Miterlener, ka mbajtur një konferencë për media në të cilën tha qartë se nuk konsideron se kjo qeveri mund të punojë në dobi të qytetarëve.