Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha sot se Turqia e ka përdorur metaforën e “fashizmit”, për shkak se janë të shqetësuar për të ardhmen e miqve të tyre evropianë.
Ai gjatë një konference për media tha se vendet evropiane duhet ta kujtojnë historinë e tyre të përgjakshme dhe ata nuk do të bien në grackën e nazizmit.
“Vendet evropiane duhet të marrin masa kundër racizmit”, theksoi zëvendëskryeministri Kurtulmus, transmeton KosovaPress.