Aktuale

Kurti: Zgjedhjet e reja e palojnë edhe PAN-in edhe Palin

Ministri i AAK-së në Qeverinë Haradinaj, Pal Lekaj “po palon para për regjimin”, ka thënë sot lideri i Lëvizjes Vetëvevendosje, Albin Kurti.

Në tubimin me qytetarë e simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, në kuadër të fushatës “Kundër PAN Hajnisë”, Kurti ka kritikuar qeverinë Haradinaj për nepotizëm, mungesë të zhvillimit ekonomik dhe mungesë të barazisë.

“Kryeministrin dhe presidentin e Kosovës i ndan taksa ndaj Serbisë dhe i bashkon korrupsioni në Kosovë. Ky kryeministër realisht e ka vetëm një ministër: ministër Palin, i cili po palon për regjimin në fuqi milionat e popullit. Mirëpo, zgjedhjet e reja e palojnë edhe PAN-in edhe Palin dhe e shpalosin vullnetin e popullit për ndryshime e përparim”, u shpreh Kurti para të pranishmëve.

Kurti u shpreh se në Kosovë “nuk ka investime, prandaj ka emigrime të qytetarëve”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris me vendin nga zgjedhjet e reja. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli