Vetëvendosje organizoi një protestë për të kundërshtuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ende nuk është bërë publike.
Ata u organizuan që të mos e pranojnë vendimin Kushtetues nëse veç i jep të drejt dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.
Por në Sheshin “Skënderbe” që është para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës u mblodhën aktivistët e VV-së, por ata po vëzhgohen nga zyrtarët e kësaj partie vetëm nga dritarja.
Edhe vet Kurti kësaj here nuk është pjesë e grumbullimit të aktivistëve. Ai gjithë situatën po shikon vetëm nga ballkoni i Qeverisë.