Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar sot dorëheqjen e Presidentit Hashim Thaçi, raporton Front Online.
Kurti në një konferencë për medie duke aluduar në kandidatin e LDK-së të nominuar dje për kryeministër Avdullah Hoti, tha sot se Thaçit i konvenon një kryeministër i dobët.
Presidentit Thaçi i përshtatet një situatë e tillë, thotë Kurti, derisa pretendon se Thaçi përmes Hotit do të plotësojë dëshirën e tij për pushtet.
“Presidenti i Kosovës do kryeministër të dobët, prandaj zmbrapset. Shkoj ne ShBA dhe u kthye pa marrëveshje. Ai do një kryeministër në mënyrë që ky ta plotësojë dëshirën e vet përmes tij”, tha Kurti.
Ai konsideron se Presidenti Thaçi për shkak të etjes se tij për pushtet, po keqpërdorë ulësen e tij prej Presidenti.