Aktuale

Kurti takon Jovanoviqin, tregon se për çfarë biseduan

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se ka takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq.

“Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan”, ka treguar Kurti.

Kurti ka thënë se Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit.

Jovanoviq, i cili po qëndron në Kosovë, nesër do të jetë i ftuar në Tryezën Debatuese “Finalja e dialogut Kosovë – Serbi”, e cila do të zhvillohet nga ora 12.15, në Qendrën Mediale Universitare të Kolegjit AAB.