Aktuale

Kurti: Sot bota u zgjua me lajmin tragjik të sulmit në Manchester.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës Albin Kurti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të sulmit tragjik në Manchester

Përmes Facebook-ut Kurti ka ngushëlluar gjithashtu popullin dhe insitucionet e Britanisë së Madhe, si dhe ambasadorin britanik në Kosovë Ruairi O’Connell

Postimi i Kurtit

Sot bota u zgjua me lajmin tragjik të sulmit në Manchester. Ngushëllimi e solidarizimi ynë shkon i gjithi për familjarët e viktimave. Urojmë shërimin e shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ndalen ngjarjet e tilla. Popullit dhe institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ambasadorit O’Connell, iu ofrojmë mbështetjen tonë të plotë, si vend e popull mik e aleat i rëndësishëm i Kosovës e i shqiptarëve.