Aktuale

Kurti: Shkëmbimi i territoreve do të thotë luftë e re

epa06012098 Albin Kurti, parliamentary elections Prime Minister candidate and founder of the biggest opposition party Selfdetermination (Vetevendosje) attends an electoral rally in Mitrovica, Kosovo, 05 June 2017. Kosovo's early elections will be held on 11 June 2017. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dhënë intervistë për gazetën beogradase DANAS. Ai ka folur për mundësinë e këmbimit të veriut të Kosovës me jugun e Serbisë, dialogun Kosovë-Serbi, Gjykatën Speciale, vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Kurti i pyetur për këmbimin e territorit ka thënë se kjo është ide e politikanëve serb të cilët i shohin territoret si pronë private ndërsa ka shtuar se të flasësh për ndarje dhe ndërrim territoresh do të thotë të përgatitesh për luftë të re. E rreth negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel, Kurti ka thënë se qëllimi i vërtetë i Serbisë është të përfitojë të fitojë territor, shkruan Infokusi.com

Lideri i VV-së, ka shtuar se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe diskriminuese për shqiptarët ndërsa Kosovës i duhet vetëm forcimi i gjykatave vendorë me gjykatës vendorë. Ndërsa për vrasjen e Ivanoviqt ka thënë se është qërim hesapesh.Më poshtë mund të gjeni të plotë intervistën e Kurtit: