Aktuale

Kurti, Selimi e Ahmeti vizitojnë Haradinajn

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Rexhep Selmi dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e kanë vizituar sot në Strasburg ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Deputeti Selmi ka bërë të ditur këtë përmes një fotoje që ka postuar në Facebook, ku ka paralajmëruar kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Postimi i Selimit:

16 Shkurt 2017 Në Strasburg bashkë me Ramushin, Albinin e Shpendin. Sëshpejti edhe në Kosovë!