Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës, duke e liruar atë që të mbrohet në liri.
Saktësisht “izën” për lirimin e Sylës e ka dhënë gjyqtari Beqir Kalludra, i cili njihet më së shumti në publik për dënimin që u ka shqiptuar aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pikërisht për këtë ka reaguar edhe Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ajo ka lidhur këtë rast me liberalizimin e vizave, meqenëse rasti i Azem Sylës njihet me emrin “TOKA”
“Pasi u luftu krejt korrupsioni u lirua dhe Azem Syla. Për liberalizim dy herë u dashka me dhënë tokë. TOKA e Azem Sylës dhe ajo e demarkacionit. Luftë, ama luftë e përkushtuar ndaj korrupsionit.” ka shkruar Kurti në rrjetin social facebook./GazetaBlic/