Aktuale

Kurti: Me qeverisjen e Vetëvendosjes ndalet haraçi dhe korrupsioni

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur qytetin e Prizrenit për të nisur ditën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Në sallën e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren ishin mbledhur qytetarë të Prizrenit për t’i pritur zyrtarët e lartë të këtij subjekti politik të prirë nga kryetari Visar Ymeri.

Por për simpatizantët e VV-së ende lideri më i pëlqyer mbetet Albin Kurti i cili kur hyri në sallë elektrizoi sallën duke brohoritur emrin e tij.

Në tubimin e VV-së nuk mungoi familja e Astrit Deharit i vdekur në burgun e Prizrenit më 5 nëntor dhe babai i Arben Xheladinin i vrarë në protestat e shkurtit të vitit 2007 në Prishtinë.

I pari që iu drejtua prizrenasve ishte kandidati për kryetar Mytaher Haskuka, që njëkohësisht është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Haskuka tha se në qytetin historik dikur u mblodhën mendjet e ndritura për t’i dhënë drejtim kombit duke aluduar në Lidhjen e Prizrenit ndërsa tash janë bashkuar me mendje dhe zemër për t’ia kthyer Republikën qytetarëve të saj.

Ai tha se më 22 tetor Kosova dhe Prizreni kanë referendum pasi që në këtë datë do të fitojë Vetëvendosje dhe populli i Kosovës.

“Ndryshimi është i mundshëm. Këtë e bënë para 4 viteve në Prishtinë, ndryshimin e vazhduam më 11 qershor dhe do ta kompletojmë më 22 tetor. Më 22 tetor Prizreni dhe Kosova kanë referendum ky është referendumi i ndryshimit. Ashtu si edhe gjithë Kosova në këtë referendum do të fitojë populli. Ndryshimi është i pashmangshëm, sepse të gjithë e kanë të qartë janë dy opsione Lëvizja vetëvendosje dhe partitë tjera. Ato janë ndryshimi në emër ndërsa VV është ndryshimi në thelb prandaj qytetarët më 22 tetor do të votojnë në thelb. Ky ndryshim do ta kthejë qytetarit komunës, do ta kthejë Republikën publikut”, tha Haskuka.

Haskuka tha se numri me të cilin garon Vetëvendosje në këto zgjedhje(numri 10) nuk është më i miri vetëm i futbollistëve në teren, më i mirë në Universitet, por edhe në politikë e që është numri i Vetëvendosjes.

Ndërsa duke folur para qytetarëve të Prizrenit, deputeti Albin Kurti tha se nuk kanë mund të gjejnë vend më të mirë se sa Prizrenin ëpr ta hapur fushatën. Sikurse Haskuka edhe Kurti u mor me numrin 10 e që sipas tij është numër i fatit. Ai këtë numër e ka lidhur me dritat e ndriçimit e që sipas tij është drita që do sjell Vetëvendosja.

Kurti tha se me qeverisjen e kanddiatëve të VV-së nuk do të ketë korrupsion dhe haraç.

“Vjedhja e tyre sjell terrin, puna jonë sjell dritën, dritën e neonit me numër 10. Komuna e qeverisur nga VV do të jetë komunë e të gjithëve, komunë e të pasurve dhe të varfërve, deri më sot komunat kanë qenë përjashtuese. Ato kanë diskriminuar popullin sipas prejardhjes, gjinisë,etnisë e sidomos sipas pasurisë. Me ne komuna dot ë jetë hapësirë e të gjithëve që jetojnë ën të. komuna do të jetë vendi ku njerëzit synojnë të përmbushin gjendjen e tyre ekonomike. I varfri e i papuni do të gjejnë solidaritet, qytetari i shtresës së mesme do të gjejë vend për mbrojtjen e biznesit të vogël e ata që i kanë punët mirë ekonomikisht do të kenë mundësi për të investuar pa haraç e korrupsion. Me neve s’ka ma haraç e s’ka ma korrupsion, jo pse jemi të fortë por pse jemi idealistë e ata që janë të tillë nuk e pranojnë dot vjedhjen dhe pandershmërinë”, tha Kurti.

Me qeverisjen e VV-së sipas Kurtit do të ndryshohen fshatrat ndërsa premtoi mbështetje ëpr zejtarët e komunës së Prizrenit.

Kurti nuk e la pa u marr edhe me kryetarin aktual të Prizrenit Ramadan Muja e që sipas tij e ka shndërruar bërë Prizrenin gjithë “Ramazan”.

Ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri duke prezantuar emër për emër kandidatët për kryetarë në të gjitha komunat tha se me fitoren e Vetëvendosjes komuna do t’u kthehet qytetarëve.

“Fushatën nuk po e fillojmë në Prizrenin e sotëm e katandisur e shkatërruar nga PDK. Fushatën po e fillojmë në Prizrenin e nesërm në Prizrenin e qeverisur nga Vetëvendosje qytetarëve të cilëve do t’u shërbej Mytaher Haskuka. Sepse komuna është e përbashkëta, është ajo hapësirë që u takon qytetarëve dhe të gjithëve që jetojnë në të. Aty të gjithë duhet ti gjejnë mundësinë dhe mjetet për t’i përmbushur kërkesat e tyre”,tha Ymeri.

Në këtë tubim ka folur edhe kryetari i prishtinës Shpedn Ahmeti i cili në Prizren ka numëruar siq tha ai “të arriturat e qeverisjes së tij” duke filluar nga çerdhet, atuobsuët e rinj, ujin e pijshëm etj.

Ahmeti tha se më 22 tetor Vetëvendosje do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.

Edhe deputetja Aida Dërguti tha se qytetarët duhet ta marrin shembull qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Ajo tha se ky vit le të mbahet mend si vit i fitores për Kosovën./kp