Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po merr pjesë në konferencën e quajtur “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, konferencë kjo e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan.
Në këtë konferencë përveç Haradinatj është duke marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie si dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raporton Insajderi.
Para fillimit të kësaj konferencë është vërejtur përshëndetja e ftoftë mes kryeministrit Haradinajt me Albin Kurtit.
Kurti që zë vendin e tij mes ambasadorit amerikan dhe kryeministrit, i shtrëngon dorën Delawies, por jo edhe Haradinajt.
Kurti dhe Haradinaj janë përshëndetur vetëm gojarisht ndonëse kanë qenë afër njëri-tjetrit, pa shtrëngim duarsh./Insajeri.com