Aktuale

Kurti pyet Brovinën: A e përkrah asociacionin e demarkacionin?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka pyetur në gjykatë deputeten Flora Brovina, e cila po merr pjesë në këtë rast si dëshmitare, nëse ajo e përkrah asociacionin e demarkacionin, raporton Ekonomia Online.

“Do ta merrni vesh kur deklarohem në Kuvend. Edhe për këtë çështje gjykata kushtetuese ka dhënë mendimin e vet. Për qëndrime të mia politike nuk jam e thirrur këtu. S’kam nevojë të përgjigjem këtu”, është përgjigjur Brovina.

Me këtë rast ka ndërhyrë gjyqtari Beqir Kalludra.

Ai ka sqaruar se pyetjet e të akuzuarit për dëshmitaren nuk kanë të bëjnë me objektin e aktakuzës.