Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen e Muhaxhirëve.Kurti ka thënë se përveç buxhetit për mjekësi nevojitet edhe menaxhim i mirë i tij.
Ai ka thënë se Prishtina ka më shumë nevojë se asnjëherë tjetër për një spital regjional.
Në anën tjetër kryetari i Prishtinës njëherësh edhe kandidatë për deputet Shpend Ahmeti tha se 85 për qind e pacientëve nuk referohen për në QKUK, por preferojnë të marrin kontrollin nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Pjesë e ekipit vizitues ishte edhe drejtori i Shëndetësisë, Driton Vitia dhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.