Aktuale

Kurti i përgjigjet Molliqajt

Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpjeguar arsyet se pse nuk është lajmëruar në faqet zyrtare të VV-së, debati i sotëm mediatik mes Glauk Konjufcës dhe Dardan Molliqajt.

Kurti ka thënë se në sekretariatin për media dhe komunikim të VV-së, lajmërohen vetëm pjesëmarrjet mediatike të cilat koordionohen përmes kësaj zyre, duke lënë të kuptohet se ky debat nuk ishte koordinuar përmes kësaj zyre.

“Ne postojmë njoftime për pjesëmarrje mediatike vetëm të emisioneve të cilat i kordinojmë.

Ata që mendojnë se duhet shkelur rregulloret e statuti për të respektuar plane personale janë ata që sot po ankohen se mungon demokracia.” ka shkruar Kurti

Kurti ka shtuar më tej se Sekretariati për Media dhe Komunikim është organ statutor dhe vepron sipas rregulloreve të përcaktuara demokratisht por se më përpara ka pasur edhe momente kur ky Sekretariat është kontrolluar pa transparence prej vullnetit dhe dëshirës të njerëzve të rëndësishëm por se më  nuk do të jetë kështu.

“Kriza e VETËVENDOSJE!-s duhet të diskutohej përbrenda organeve të Lëvizjes. Mungesa e postimit për njoftim të emisionit është theksim i rëndësisë së organeve para studiove televizive. Ato hapësira preferojmë t’i përdorim për debate me pushtetin për hir të aq shumë temave të nevojshme. Të tilla kishte edhe sot. Mund t’i flasim edhe dallimet e brendshme në media por jo si premierë.

Mbështetja e qytetarëve është shumë më e madhe sesa mbështetja që tregohet në fund të emisioneve.” ka përfunduar njoftimi i Kurtit.

Në debatin mes Molliqajt e Konjufcës, Molliqaj ka thënë se VV qëllimisht nuk e ka lajmëruar këtë emision, për shkak se nuk e njeh Molliqajn si pjesë të këtij subjekti./GazetaBlic/