Aktuale

Kurti: Nuk ka nevojë që serbët të pajtohen me shqiptarët, por ka nevojë që Serbia ta njohë Kosovën!

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një diskutim të mbajtur sot me anëtarë të shoqërive civile, tha se ajo që ata synojnë është dialogu me Serbinë.

Kurti ka thënë se prioritet duhet t’i jepet dialogut me serbët e Kosovës.

Madje ai tha se nuk ka nevojë që serbët të pajtohen me shqiptarët, por ka nevojë që Serbia ta njohë Kosovën, raporton Gazeta Blic.

“Ne duhet t’i japim prioritet dialogut me serbët e Kosovës. E përbashkët midis nesh është mungesa e drejtësisë dhe vendeve të punës. Ne konsiderojmë që identiteti kombëtar është i rëndësishëm. Në vend të dialogut me dyer të mbyllura në Bruksel, ne do të duhej të insistojmë për dialog të hapur e demokratik. Nuk ka nevojë që serbët të pajtohen me shqiptarët, por ka nevojë që Serbia ta njohë Kosovën. Ka nevojë Serbia të pajtohet me pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën”, ka thënë Kurti.