Aktuale

Kurti nga Roma, u pajtuam të avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Romë të Italisë.

Kurti përmes një shkrimi në Facebok, ka thënë që ka filluar takimin me Parlamentin Italian më pas biseduam për shumë tema duke filluar nga investimet nga mërgata e deri tek korrupsioni i paqes.

Në fund, Kurti, tha që I ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën duke u pajtuar që të avansojnë grupin e miqësisë Kosovë-Itali.

Postimi i plotë

Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe z. Gianluca Rizzo. Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme.

Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj.

Në fund, i ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali.

the authorGazetaKNN