Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference të mbajtur për media ku bëri lansimim e programit arsimor të mbështetur nga UNICEF-i, pasaporta mësimore foli edhe për gjendjen politike në vend, raporton “Front Online”.
Ai tha se presidenti Thaçi është një figurë ceremoniale i cili nuk është i kënaqur me kompetencat që i ka.
“Së pari unë jam kryeministër në detyrë, shteti jonë ka një president jashtë detyrës dhe i cili ka instancën për të drejtuar vullnet politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceremoniale i cili nuk është njeri nga shtyllat e pushtetit. Presidenti nuk është i kënaqur me kompetencat qe ka dhe këtë ish dashur ta mendojë”, ka thënë Kurti
Në ndërkohë për sa përket testeve që kanë ardhur nga Serbia, Kurti ka thënë që Qeveria nuk është se e ka rregulluar imazhin me to, por që kanë dëshmuar që nuk bëjnë dallime tek qytetarët.
“Ne jemi duke punuar, testet nuk duhet të politizohen, qeveria nuk e ka rregulluar imazhin me këto teste dhe ne e kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime me qytetarët. MSh-na dhe Instituti të cilët vendosin për testet se si me u përdor, ne nuk e kemi diskriminuar askënd. Nëse ne nuk do ti pranoni këto teste ishim akuzuar për politizim e një gjë të tillë nuk duhet të bëhet në këtë kohë”, ka thënë ai.