Policia e Kosovës dje ka kërkuar deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kada- Bujupin, në banesat e tyre, pasi të njëjtit munguan në seancën e gjykimit.
Sot Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë për të shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, mirëpo a mund të arrestohen deputetët e Vetëvendosjes?
Deri më tani në Kuvend është parë Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, raporton Lajmi.net.
Ndaj Kurtit, Kadaj – Bujupit, Haxhiut dhe Topallit është lëshuar fletarrestim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë.