Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë mbi 24 mijë vota vetëm në kryeqytet dhe fshatrat për rreth.
Sipas formularëve të rezultateve preliminare të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Kurti ka marrë mbi 24.266 vota në Prishtinë. I dyti më i votuari në këtë subjekt në kryeqytet është Shpend Ahmeti me mbi 19.960 vota.
Kurse, kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri ka marrë mbi 8.918 vota.
Në publikimin e formularëve të KQZ-së nuk janë të numëruar votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara./KosovaPress/