Aktuale

Kurti merr mbështetjen e dhjetë deputetëve nga komunitetet joshumicë

Pretendenti kryesor për Kryeministër, Albin Kurti, bashkë me disa deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka takuar deputetët e zgjedhur nga komunitetet joshumicë në Kosovë, përveç atyre serbë.

“Të gjithë deputetëtët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, është shprehur Arbërie Nagavci.

Postimi i plotë:

Dje bashkë me Kryetarin Albin Kurti, takuam përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm LV! dhe Ambasada Amerikane kanë arritur t’I takojnë të 10 deputetët njëkohësisht.

Ishte kënaqësi që të diskutojmë se si qeveria në ardhje do të ketë në fokus sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik e mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasyshë përkatësinë etnike, statusin shoqëror e dallimet tjera.

Në qeverinë Kurti prioritet do të jetë përmbushja e pritjeve të qytetarëve për ndryshim, e kjo u pa dhe në këtë takim.

Të gjithë deputetëtët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit.


the authorGazetaKNN