Aktuale

Kurti me ceremoni shtetërore pranon detyrën e Kryeministrit

Kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës Albin Kurti tashmë edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e të parit të Qeverisë.

Detyrën do t’ia dorëzojë zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli në mungesë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton FaktePlus.

Pranimi i detyrës nga kryeministri Kurti po bëhet në mënyrë ceremoniale.

Pas përfundimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit, do të mbahet mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Republikës së Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Kurti, u zgjodh kryeministër i Kosovës gjatë ditës së djeshme, me 66 vota pro, asnjë kudnër dhe dhjetë abstenime./FaktePlus