Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili gjendet në spital, ka kujtuar ish aktivistin e partisë që drejton, Astrit Dehari, në ditëlindjen e tij.
Kreu i VV-së, në rrjetin social Facebook, ka shkruar një rresht të vetëm, por shumë emocional, duke thënë se i mungon shumë.
“Sot e ka ditëlindjen Astriti. Sa shumë që na mungon”, ka shkruar Kurti.
Astrit Dehari vdiq në burgun e Prizrenit, me 5 nëntor të vitit 2016, ku ishte në paraburgim pasi dyshohej për gjuajtjen e Kuvendit në gusht të vitit 2016. /FaktePlus