Aktuale

Kurti kërkon mocion për shkarkimin e Rikallos

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka kërkuar mocion për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo I cili nga banorë të Prishtinës është akuzuar se ka kryer krime gjatë luftës.

Në fjalën e tij pas interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj, Kurti tha se janë 20 dëshmitarë dhe për këtë duhet të hetohet dhe të shkarkohet.

Kurti tha se duhet të verifikohen të gjithë ministrat që janë aty dhe është pikërisht ministri Rikallo që nuk e ka mbështetur programin e Qeverisë.