Aktuale

Kurti iu uron suksese Shkëndijës dhe Skënderbeut

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje u ka uruar suksese dy ekipeve shqiptare në përballjet e tyre të radhës në play-off-in e Ligës së Evropës.

Ai në një postim në Facebook beson se Shkëndija dhe Skënderbeu do të kenë paraqitje dinjitoze në takimet kundër Milan dhe Dinamo Zagreb.

Postimi i plotë:

Një mesazh mbështetje për ekipet tona që do të luajnë “playoff” të Ligës së Evropës. I uroj paraqitje dinjitoze Shkëndijës përballë Milanit dhe Skënderbeut përballë Dinamos së Zagrebit.

#forcaShkendija #forcaSkenderbeu