Aktuale

Kurti ia bën të qartë Mustafës: Do të vazhdoj me planin tim për taksën

Kurti edhe përfundimisht ia ka bërë të qartë LDK-së që nuk heq dorë nga plani i tij për taksën.

Këtë qëndrim, Kurti e ka shprehur sot në takimin që ka pasur me deputetët  e Grupit Parlamentar “6 plus”, të cilët janë edhe pjesë e koalicionit qeveritar, shkruan lajmi.net.

Deputetët e këtij grupi në takim me Kurtin shprehën kërkesën e tyre për heqjen e taksës nga Serbia, ndërsa përgjigja e kryeministrit ishte se ai do të fillojë së shpejti me implementimin e planit të tij për heqjen  me faza të taksës, duke e zëvendësuar atë me reciprocitet.

Siç ceket në komunikatën e qeverisë “të dyja palët u pajtuan se Kosovës në këtë situatë i duhet stabilitet politik për ta tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje”.

Kujtojmë se lideri i LDK-së, Isa Mustafa ia ka dhënë sot edhe një mundësi Kurtit për vazhdimin e koalicionit, duke i kërkuar që sot ta heq taksën,  ta anulojë vendimin për shkarkimin e Veliut si dhe t’i kërkojë falje LDK-së. 

the authorGazetaKNN