Nesër pritet që të draftohet programi qeverisës i Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për çka, siç bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, nesër do të mbahet mbledhja tërëditore që të shndërrohet në versionin përfundimtar programi i tyre qeverisës.
Madje ai u bëri thirrje ministrave e zëvendësministrave që ditën e nesërme të lënë të lirë për këtë mbledhje, siç theksoi ai të rëndësishme.
“Mbledhja e nesër gjithëditore që draft programin qeverisës ta shndërrojmë në versionin përfundimtar të programit tonë qeverisës me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës të votuar me 3 shkurt të këtij vit. Është mirë që të gjithë ministrat e gjithë kabineti gjithë ditën e nesërme ta lënë të lirë [për këtë mbledhje shumë të rëndësishme”, tha ai.