Kryemistri në detyrë, Albin Kurti, kabinetit ia ka shtuar edhe dy serbë si këshilltarë politikë të tij.
Përmes një njoftimi Zyra e Kryeministrit në detyrë njoftuar se Kurti e ka emëruar sot Nenad Rashiqin, Këshilltar Politik, njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Rashiq është politikan liberal serb, partia e të cilit ka qenë pjesë e institucioneve të Kosovës, ndërsa zgjedhjet e fundit nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.
Kurti ka emëruar edhe një këshilltar tjetër politik nga komunitet pakicë. Bëhet fjaë për Aleksandar Stankoviq. /Express/