Aktuale

Kurti: Fituam me zemër

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë sj ditë është festë e demokracisë.

Kurti tha se fitorja është tyre.

“Ka fituar nguximi mbi frikën shpresa mbi dëshpërimin. Edhe guximi dhe shpresa dhe dashuria janë fituar me zemër. Njeri koalicion me 16 parti e tjetri me 7 a 8 , janë tkurrur shumë krahasuar me zgjedhjet e 12014. Vetëvendosje është partia e parë, është rritur më shumë se dyfish. Krahasuar me qershorin e 2014 Vetëvendosje është rritur për 120 per qind. Ndryshimi dhe fitorja e kanë një emër dhe numri 120 përqind e data 11 qershor. E keto zgjëdhje u vertetua që qytetarët i dhanë të drejtë rezistencës oppzitare, për shtet të së drejtes. Nga ketu ua bëj me dije gjithë qytetarëve se kemi marrë mesazhin e tyrë dhe do t’i mbajmë premtimet tona, për interesin e të mirën e përgjithshme”, tha Kurti.

Sipas tij partitë tjera kanë premtuar ndryshime pozitive por qytetarët treguan se subjekt i ndryshimeve politike është Vetëvendosje. Populli tha se ndryshimet pozitive e mbajne emrin e Vetëvendosjes.

“ Andaj ne i ftojmë edhe të tjerët për ndryshime pozitive. Ne nuk do të mbajmë inat dhe as nuk do t’i revanshohëmi askujt. Në duam t’i bashkojmë qytetarët për progres. Le te festojmë ashtu sic kemi fituar dhe ashtu sic kemi votuar. Gjithë qytetarët do t’ia shohin hajrin votimit të 11 qershorit”, tha Kurti.